Hapja e dosjeve sekrete, ligji polak dhe
vonesat shqiptare
Gazeta Dita, 18/11/2015
Përfaqësuesi i Institutit të Kujtesës Kombëtare
të Polonisë, Kristof Persak shpjegon përpjekjet që po bën vendi i tij për t’u
shkëputur nga e kaluara komuniste, duke shqyrtuar një pjesë të madhe të dosjeve
të shërbimeve sekrete dhe duke bërë hap pas hapi lustrimin e tyre, me pengimin
e ish-agjentëve të regjimit të kaluar për t’u bërë pjesë e administratës së
tanishme.
“Instituti i Kujtesës Kombëtare të Polonisë u
krijua në vtin 2000, pra, 10 vjet pas tranzicionit. Tani po studion mijëra
dosje nga e kaluara komuniste të sistemuara në dhjetëra kilometra arkiva, ku
ruhen qindramijëra dosje dhe dokumenta. Ligji polak parashikon që dosjet t’u
vihen në përdorim studiuesve dhe gazetarëve dhe ndërkohë ky institut i pavarur,
– tha zoti Persak, -verifikon mijëra emra nga punonjësit e administratës të të
gjitha niveleve nga presidenti deri tek kryebashkiakët nëse kanë qenë të
përzierë me krimet e regjimit komunist apo atij nazist”.
Deputetja Mesila Doda është një nga
protagonistet kryesore të lëvizjes studentore antikomuniste të viteve 90. Së
fundi ajo dhe veprimtarë të tjerë propozoi një projekt-ligj për hapjen dhe
lustrimin e dosjeve, i cili u shmang nga ligjvënësit. Ajo është e zhgënjyer se
si sot pas 25 vjetësh dosjet nuk janë hapur dhe bashkëpunëtorët e sigurimit
famëkeq të shtetit ende ata nuk po ndalohen të përfshihen në administratën
shtetërore dhe e gjithë shoqëria ende nuk është ndarë nga e kaluara komuniste,
madje ende nuk është krijuar as komisioni për hapjen e dosjeve.
Veprimtarët e të drejtave njerëzore pohojnë se
lustracioni është e vetmja mënyrë për tu ndarë nga e kaluara dhe për të krijuar
një të ardhme tjetër. Parlamenti shqiptar sapo ka miratuar një ligj për hapjen
e dosjeve për arsye studimore, i cili nuk parashikon lustrimin. Diktatura
komuniste dhe shërbimi i saj sekret vrau, burgosi dhe përndoqi dhjetëra mijëra
kundërshtarë politikë. Sot pas 25 vitesh, ish të burgosurit politikë po marrin
vetëm disa dëmshpërblime për burgimin e padrejtë, por asnjë persekutor dhe
informator i tyre nuk ka marrë asnjë ndëshkim apo pengim në karrierën
administrative. / VOA
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου