Maks Velo, “Një tufë korbash në Spaç”
Një tufë korbash gjigante po
rrotullohen si një re e zezë sipër përroit. Korba kaq të mëdhenj nuk kisha parë
kurrë. Më kujtonin “Korbin” e Poes, por sidomos pikturën e fundit të Van Gogut “Korba
mbi arën me grurë”.
Vërtiten si një skuadër avionësh
të zinjë që duan të bombardojnë. Ulen me radhë njëri pas tjetrit, mbasi bëjnë
një rrotullim mpi përroin me krahët e shtrirë. Takimin me tokën e kanë madhështor
e të sigurt. Qëndrojnë majë shkëmbinjve të heshtur, të palëvizur. Dhe ju
mungonit këtu. Vuajtja është e plotë dhe ka dekorin e vet. Që nga arrestimi
bota sikur ka ndryshuar. Çdo gjë bardh e zi.
Maks
Velo, Spaçi, bot. 55, Tiranë 2010
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου