Alma Mile, “Maks Velo: Nudot nje nga arsyet pse me denuan”, Panorama 19/01/2011
Pas
nje qendrimi njemujor ne Spanje Maks Velo percjell per publikun eksperiencen e
tij ne kete vend dielli permes nje ekspozite ne galerine DIDART te titulluar
Spanja. shte munduar te preke pak nga te gjitha qe nga natyra tek njerezit
arkitektura te cilen e sjell permes vizatimeve. Artisti tregon per eksperiencen
e tij spanjolle por edhe per koherat kur nudot ishin arsye per tu burgosur.
Cili ishte fati i veprave te krijuara para burgosjes dhe cfare mundi te
shpetonte. Riktheheni me pikture por kesaj here me motive spanjolle si lindi
kjo ekspozite.
Ne vitin 2005 studion time e viziton nje
grup danez mes te cileve nje galeriste nga Kopenhageni dhe presidentja e fondacionit
Valparaiso Beatriz Beket. Fondacioni eshte krijuar ne vitin 1992 dhe ka ngritur
nje qender ne Spanje. Kane kaluar aty rreth 1100 artiste nga e gjithe bota. Aty
cdo muaj shkojne tete artiste. Muajin qe isha une ishim kater piktore nje nga
Rusia Irlanda Meksika une dy shkrimtare nga Barcelona nje fotograf anglez dhe
nje kompozitore nga Lisbona. Kishin krijuar kushte shume te mira secili kishte
apartamentin dhe studion e vet por te krijuara sipas mendesise daneze. Nuk
kishte as televizor as radio as gazeta. Une qe e kerkoj vetmine perfitova nga
rasti dhe krijova rreth 120 pune. Ketu jane 30.
Duket se keni prekur pak nga te gjitha
Spanje... Ekspozita ndahet ne 5 lloj grupime nese do ti kategorizojme. Jane
vizatimet nga qytete si Barcelona Madridi Malaga dhe Granada vizatimet
abstrakte me grafit nje cikel per toreadoret ku jane edhe dy monotipe natyra e
qete dhe disa nudo. Keto ishin ato cka me terhoqen me shume nga Spanja. Per
here te pare shkova ne nje lufte me dema. Me thene te drejten u tmerrova shume.
Vrasja e 6 demave ishte e tmerrshme. Ishin kafshe aq te bukura dhe ndiheshe keq
se te gjithe ishin kunder demit. Megjithate simbolika e saj do te ishte fitorja
dhe respekti mbi natyren. Spanja eshte nje vend me te cilin kemi shume gjera te
ngjashme e mund te marrim shume eksperience cka nuk e bejme fatkeqesisht. Si ne
urbanistike ndertime turizem hapesira skulptura te parqeve pemetari... shte nje
popull punetor pa fjale qe respekton ligjin e do shume natyren dhe artin. Nuk
eshte e rastit qe artistet me te medhenj te shek. XX jane spanjolle si Pikaso
Dali Miro edhe Gaudi ne arkitekture. Spanja me ka lene pershtypje te vecante
dhe e mbylla edhe nje kuriozitet timin. Kisha vizituar muzete e Pikasos ne
Barcelone e Paris dhe doja te vizitoja edhe Malagen ku ai ka lindur ku eshte
edhe nje muze. Ne Granade eshte muzeu u Lorkes. Kur isha ne Spac kam vizatuar
kopertinen e nje drame te Lorkes. E nxorem nga Nentori dhe e lidha me vete
ashtu me ato mjete rrethanore qe kishim dhe mendoj tia coj atij muzeu. Ne
Madrid vizitova muzeun Prado qe eshte i nje karakteri klasik dhe muzeun e ri te
ngritur ne vitin 2005 Reina Sofia sipas shembullit te Pompiduse.
Atmosferes se ngrohte spanjolle nuk i
mungojne edhe nudot cvend zene ato ne krijimtarine tuaj. Nese lexon ekspertizen
e Lidhjes kur jam denuar dhe vendimin e gjyqit atje flitet edhe per nudot. Une
kisha nje cikel te tere nudosh mbi modelet qe kishim ne Institut qe u
konfiskuan dhe u dogjen. Ideatori ishte Kujtim Buza. Kam shume deshire te
pikturoj nudo sepse te jep nje kenaqesi dhe te lejon te shprehesh por te jemi
realiste mundesite tona nuk jane. Edhe dy nga nudot e ekspozites i kam
pikturuar me mend. Grate spanjolle me terhoqen shume sidomos kur dilnin ne
arene pas luftes me dema me veshjet e tyre karakteristike. Nuk kam pasur
modele. Ndersa per njeren kam bere nje vizatim ne Paris ne nje fshat ne dimer
ne studion e nje piktori ku vinte nje studente dhe pozonte nudo. Po te shohesh
veprat e mira qe tashme jane rreth 2000 nuk ka kufij te percaktuar. Me pelqen
te bej cdo gje edhe kungujt edhe nudot edhe abstraktet vizatimet e qytetit
natyren perdor te gjitha teknikat... Kam nje kenaqesi te madhe te punoj por
mundesite i kam pasur te pakta. Nuk me dhane studio kur u dhane te gjitheve.
Gjithnje me kane ndjekur me kane djegur burgosur dhe as tani nuk me perkrahin.
Mjafton tju them qe nuk me lejojne te ekspozoj ne Galerine e Artit. Jane nje
grup personash qe gjithnje mundohet te me pengoje ndoshta shfaqja ime i erreson
ata. Ndaj falenderoj pronarin e Didartit Theodhor Dhoska qe me nxiti dhe ma
hapi falas ekspoziten. Gjithsesi vazhdoj te punoj me sa mundem edhe nudo edhe
pse tashme shume pak e punojne ate. Eshte e veshtire per tu vizatuar eshte tabu
apo nuk shijohet nga publiku. Nudoja eshte gjeja me e veshtire.
Edhe
nudot e ekspozuara ne galeri jane te realizuara ne akademi ne Rusi Itali Greqi
Rumani por jo me vone. Kane qene nudo te realizuara nen drejtimin e pedagogeve.
Nuk eshte ceshtja se nuk mund te realizohen nudot sepse te gjithe kane studio
por problemi eshte se kane frike dhe i shmangen nudos. Nudoja gjithmone eshte
konsideruar si gjeja me perfaqesuese e botes qe do te thote nisur nga format
nga linjat e nje nudoje ku perfshihet linjat e maleve fushave pemeve kafsheve.
Une shoh qe tek ne as nuk vizatohet dot. Si eshte e mundur ku qendron problemi eshte
problemi i shkolles shmangia e realizmit.
Shmangia
e detyrimit per te mesuar mire vizatimin per mua eshte gabim. Nese di te
vizatosh je perfekt edhe ne abstraksionizem. Dhe fakti qe studentet nuk dine te
vizatojne por merren me karrige me gure dhe me xhingla tregon qe shkolla nuk
eshte e afte ti mesoje te vizatojne nderkohe qe duhet te bente pikerisht kete
gje. Kur dalin nga shkolla ata nuk dine te vizatojne asgje askush nuk di te
beje nje pllakate apo nje vizatim humoristik dhe ka mbetur vetem Bujar Kapexhiu
ne kete fushe. Kjo tregon se shkolla nuk eshte hic ne terezi. Dhe konceptualja
per mua eshte nje kamuflim. Nuk ke sesi te besh konceptualen pa kulture. Sot
nuk gjen askend qe te beje nje skulpture ekzakte. Mjaft te marrim shembullin e
monumentit te Nene Terezes ne Rinas qe eshte nje llahtar. Ne i mbulojme gjerat
gjoja me modernitet. Thate qe ju kane sekuestruar dhe ju kane djegur shume pune
pas denimit. Ka shpetuar dot ndonje pjese e veprave te asaj kohe Nje pjese
punesh kane shpetuar. Nje pjese ishin te ngaterruara njera mbi tjetren dhe nuk
i kane pare ato qe kisha hedhur ne qilar shpetuan nderkohe qe me nje pedagog
francez te gjuheve te huaja kisha nisur rreth 35 pune ne Paris perpara se te me
arrestonin. Atje ndenjen gjate gjithe kohes qe isha ne burg dhe i kam marre ne
vitin 1992. Jane pune interesante te realizuara nga viti 1964 deri ne 74-n.
Nderkohe qe kam marre ne Ministrine e Brendshme fotokopjet e fotografive te
puneve te mia qe kane bere perpara se ti djegin. Nje sekretare qe punonte ne
gjykate Ruko Sako me tha qe i kishte djegur ne kaldaje. Mora fotografite dhe i
kam ribere riprodhuar. Keshtu qe kam nje fond prej 100 punesh te asaj kohe.
Ndersa punet e realizimit i kam te gjitha pastele portrete te cilat nuk i moren
qe shkojne ne rreth 200 pune. U sekuestruan pikturat abstrakte nudot. Djegia e
puneve ishte nje procedure qe ndiqej per te gjithe artistet e denuar. Jo kjo
ndodhi vetem me mua. Bashkevuajtesve te mi Edison Gjergo dhe Ali Oseku nuk iu
dogj asgje. Por kjo ndoshta sepse une levroja artin abstrakt. Kush ka qene ne
gjyqin tim e mban mend se si i ekspozuan ato ne sallen e gjyqit. Madje mua me
cuan edhe ne spitalin psikiatrik per ekzaminim. Ndersa te tjeret zhvillonin art
modern por me tema te socializmit por jo abstrakt sic eshte piktura e Edison
Gjergos apo Mbjellja e pemeve te Edi Hiles. Ndryshimi dukej edhe tek denimi.
Per agjitacion e propagande ishte 3-10 vjet. Mua me denuan me maksimalen te
tjere me me minimalen.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου