Πέμπτη 17 Σεπτεμβρίου 2015

Visar Zhiti : Vuajtjet e mia e te tim eti ne burgjet komuniste


Visar Zhiti , Vuajtjet e mia e te tim eti ne burgjet komuniste” Panorama 02/12/2010


Une trashegova denimin nga im ate poet i panjohur dramaturg qe sduhej te botonte dhe aktor i harruar. E burgosen kur sapo kishte mbaruar Lufta e Dyte Boterore kurse mua me denuan per poezite e mia nga fundi i diktatures dhe do te lirohesha kur edhe pak do te binte komunizmi e po vinte mijevjecari i ri. Bie perdja... ku eshte autori Perdja e skenes kishte rene dhe spektatoret kerkonin me duartrokitje e brohorima te dilte para tyre dhe te pershendeste autori i komedise se porsashfaqur por ai vononte shqetesueshem dhe askush nuk thoshte dot se ai smund te vinte me... dergjej ne godinen perballe fare prane ne nje nga qelite plot uje te burgut te qytetit ne qytetin e lashte ballkanik me emrin Berat. E cskene tmerri po zhvillohej ne qeli. Ja ctregon ne librin e saj Ne udhen e veshtire te jetes bija e Princit te rrezuar te Mirdites Gjon Markagjonit zonja Marte Poshte biruces ku isha une nepermjet derrasave te plasaritura te dyshemese shikoja nje burre me floke e mjeker te bardhe deri ne brez i lidhun kambe e duer me shpine perdh. Renkonte i shkreti dite e nate. Ofshamet e tij me dridhnin shpirtin. Kur vinin ta merrnin e ta conin ne hetuesi e terhiqnin zvarre neper shkalle e korridore deri nalt ne zyre e ashtu zvarre duke e perplasun sa andej-kendej e sillnin pas pyetjeve dhe e perplasnin si thes ne biruce. E quenin Hekuran Zhiti. E degjoja kur e therrisnin e i thonin

     - He nacionalist i qenit... do ta nxjerrim shpirtin. E ai me nje za te trashe sikur dilte nga thellesite e dheut kur gjemon u pergjigjej

    - O te mjere shpirtit tim skeni se cti beni e ka tjeter kush ne dore Zoti qe ma ka fale. Ai ashte i forte e nuk perkulet ndersa trupit tim kerme bejini cte doni anmik i perjetshem i juaji do te mbetem Te gjorin e linin pa buke pa uje dhe e godisnin. Me cka kisha kuptue nuk e mundonte as nuk e lodhte urija e etja sesa duhani. Nje here kur i kerkoi nje cigare nje oficeri roje nga ato qe i sillte familja e tij sepse atij nuk ia jepnin as ushqimet as duhanin sepse te gjitha ia celnin e ia hanin oficeret e policet e burgut ai i keputi nje shqelm fytyres duke i thene Don edhe duhan ti... armik...
Nje dite marr guximin e i kerkoi nje polici nje cigare... Sa mbylli ai deren u ula ne dysheme dhe permes te carave te derrasave ia hodha Hekuranit. I lidhun me duer prapa me mundim te madh bie permbys dhe e kap me goje. E shikoj ashtu tek e thithte ate cigare me andje mbushte mushkerite duke nxjerre shtellungen e tymit. Kur e mbaroi me zor e ngadale me foli

    - Nga zani po me dukesh nje vajze e re. Nga te kemi e kujt je. I tregova se kush isha na kane internue te gjitheve e mue me kane burgose.

    - Qendro e forte moj cupe e babait - me tha. - E di se e ke te veshtire por asht me mire te vdesesh me nder sesa te rrosh me turp. E falenderova per keshillen e urte duke i thane njeheri se nuk kam ndermend te turperohem.

    - Bekuar te qofte qumeshti i nenes moj bije Zoti te shpetofte se keto jane katile e shkue katileve...

Hekuran Zhiti torturohej dhe per nje poeme qe kishte shkruar gjate luftes e cila u dramatizua dhe u shfaq ne teatrot e shume qyteteve shqiptare. Madje ajo u shpernda dhe si trakt dhe partizanet kur e gjenin e digjnin. Poema kerkonte paqe pajtimin e partizaneve me nacionalistet dashuri mes njerezve dhe te luftonin se bashku per nje enderr jeten e lire. Te vazhdosh denimin ... une linda i denuar. Me burgosen edhe pse isha i biri i Hekuran Zhitit por dhe kisha guxuar te shkruaja poezi. Ndersa punoja mesues ne nje fshat ne kufi me Kosoven dergova per botim librin Rapsodia e jetes se trendafilave ne te vetmen editori qe ishte shteterore natyrisht. Redaktoret njeri kritik arti dhe tjetri poet te realizmit socialist te dy i shpallen poezite e mia armiqesore te trishtuara dhe hermetike kunder socializmit. Sipas rregullit u lajmerua Komitetit Qendror i Partise ne pushtet dhe Ministria e Puneve te Brendshme. Me arrestuan dhe me nxoren ne gjyq te hapur. Dhe me denuan me 10 vjet heqje lirie me burg te rende. Ma hoqen pergjithmone te drejten e botimit dhe ate elektorale. Na lidhnin na i shtrengonin prangat fort shihnin tek tjetri ate qe ishin vete armikun kriminelin. Sic e kam rrefyer dhe ne librat e mevonshem ne burgologjite e mia ne qeli gjate hetuesise i vetmuar per te ruajtur drejtpeshimin e mendjes dhe te shpirtit per te bashkejetuar me tmerrin se dot nuk e mposhtja nga qe slejohej as libri dhe as letra qe te mund te shkruaje krijova poezi me mend ia thosha ajrit heshtjes doja te zbusja friken. Me vone kur ia mermerita nje miku ne kampin e punes ne minieren e burgut te Spacit ai me tha

     - Shkruaji se ti mund te vritesh ne miniere qe ti mesojme permendesh ne te tjeret.

Shpesh binin shkembinjte e vriteshin te burgosur. Midis nesh nuk pershendeteshim miredita apo mire u pafshim por dalci gjalle Pershendetja me tronditese ne bote. Nderkaq vazhdoja te shkruaja. Dhe ku si kemi fshehur gjithmone mes ankthit dhe dyshimeve dhe tmerrit qe na ishte bere i zakonshem. Me duhej kjo frike dhe ky helm madje po i doja. Poezite i fusja brenda ne kepucet e shqyera ne cizmet e burgut te mbeshtjella me lecke neper thaset e rrobave mes ushqimeve te pakta.
Edhe shoket e mi te burgosur i fshinin krijimet e tyre ku te mundnin ne kashten e dyshekut te traret e catise i groposnin ne miniere u beheshin te palexueshme i humbitnin... Arrita qe nje pjese te krijimeve tia jap fshehurazi gjate takimeve nenes vellezerve. Po e beja mire kontrabanden e vargjeve te mia. Ata mi ruajten ne shtepine perdhese te motres ne kopshtin e saj.

Ndersa nje roman te vogel Vizatimet e nje mesuesi fshati me humbi gjate nje kontrolli te rrepte nga policia ne burgun e Spacit. Ndoshta ma zhduku ndonje qe me njihte per te me ruajtur dhe sma thoshte dot. Kurse pas revoltes ne Qafe-Bari dogja vete dy poema dhe ca poezi se e dinim qe do te kishte dhe denime kapitale. Jane pushkatuar poete madje dhe jane varur. Havzi Nelaj poet eshte i varuri i fundit ne perandorine komuniste. E varen ne mes te qytetit kishte shkruar poezi dhe per te drejtat e njeriut dhe Helsinkin kur nuk lejohej te flisje per to. Tek ne ishte denuar dhe Zoti qene shkaterruar tempujt e fese dhe nuk dinin te luteshin. Une bija me gjunje fshehurazi dhe mermerisja Ne emer te Atit te Birit dhe te Shpirtit te Shenjte... te poezise Amen. I gezohem dhe faktit te cuditshem qe ne arritem te krijojme dhe lexuesin tone te fshehte ne burg heroik sepse po te kapej edhe ai denohej si autori ne mos me rende. Me vjen mire qe dhe si shperblim ndaj tyre i kam botuar gati te gjitha poezite e burgut madje njera nga permbledhjet Hedh nje kafke te kembet tuaja eshte e tera me krijimtari autentike te tille. Edhe jane perkthyer ne gjuhe te tjera.
Me pas botova romanet Rruget e ferrit dhe Ferri i care me emra dhe ngjarje te verteta. Duke u shtuar dhe romanet Perendia mbrapsht dhe e dashura ku tregohet per burgun e grave e internimet si dhe Ne kohen e britmes behen nje homazh imi ndaj vuajtjes njerezore qendreses dhe martirizimit dhembjes se altarte. Dhe se fundmi nje te fshehte qe dua ta tregoj une shkruaja ne burg jo vetem pse isha denuar si poet dhe do te doja te lija deshmine time testamentin tim fama as qe me binte nder mend ngaqe slejohej te kishe as vetvete por cishte me e rendesishmja doja te shpikja dhe ia arrita ta shpik te pamunduren emocionin e gjalle ate te lartin te bukurin te krijuesit qe ndoshta me beri te mbijetoja ne sketerre. Ishte nje mrekulli e llahtarshme nje llahtar i mrekullueshem se kur shkruaja sado pak dilja fantazme jashte telave me gjemba isha me veten rrija gjate me te gjithe ata qe po shkruanin ne ato caste kudo ne bote apo qe po lexonin u bashkohesha pra kisha dale pertej telave me gjemba matane atij rrethimi makaber me ushtare qe te zbraznin bresherine e plumbave po te aviteshe andej.
Keshtu mund te arratiseshe tek fati tek roli qe te kishin caktuar hyjnite dhe jo te fatkobi qe te kishin dhene vrasesit. Ska gje pse i copetuar. Nderkaq jam marre dhe me krijimtarine e tim eti. Kam botuar post mortum poemat e tij Kryengritje shqiptare ne parajse dhe 7 komedi. Nje kritik teatri eshte shprehur keshtu ...ky autor elegant aq shpotites modelimi i nje moleriani shqiptar a Kalderoni a Goldoni plot shije e nur... Shpirti i tij ka hyre ne qenien time moslendueshem por me cifla mermeri nga varri. Nje ate i denuar eshte Atdhe i denuar. Un padre condannto una patria condannata. E une nga Hamleti kam marre cmendurine edhe hakmarrjen. Me shpaten e librave.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου