Πέμπτη 31 Μαρτίου 2016

Maks Velo, Tregim nga "Spaçi"



Maks Velo, “Një tufë korbash në Spaç”

Një tufë korbash gjigante po rrotullohen si një re e zezë sipër përroit. Korba kaq të mëdhenj nuk kisha parë kurrë. Më kujtonin “Korbin” e Poes, por sidomos pikturën e fundit të Van Gogut “Korba mbi arën me grurë”.
Vërtiten si një skuadër avionësh të zinjë që duan të bombardojnë. Ulen me radhë njëri pas tjetrit, mbasi bëjnë një rrotullim mpi përroin me krahët e shtrirë. Takimin me tokën e kanë madhështor e të sigurt. Qëndrojnë majë shkëmbinjve të heshtur, të palëvizur. Dhe ju mungonit këtu. Vuajtja është e plotë dhe ka dekorin e vet. Që nga arrestimi bota sikur ka ndryshuar. Çdo gjë bardh e zi.







                                                                               Maks Velo, Spaçi, bot. 55, Tiranë 2010

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου