Τρίτη 28 Απριλίου 2015

Maks Velo: Nudot nje nga arsyet pse me denuan


Alma Mile, “Maks Velo: Nudot nje nga arsyet pse me denuan”, Panorama 19/01/2011           

Pas nje qendrimi njemujor ne Spanje Maks Velo percjell per publikun eksperiencen e tij ne kete vend dielli permes nje ekspozite ne galerine DIDART te titulluar Spanja. shte munduar te preke pak nga te gjitha qe nga natyra tek njerezit arkitektura te cilen e sjell permes vizatimeve. Artisti tregon per eksperiencen e tij spanjolle por edhe per koherat kur nudot ishin arsye per tu burgosur. Cili ishte fati i veprave te krijuara para burgosjes dhe cfare mundi te shpetonte. Riktheheni me pikture por kesaj here me motive spanjolle si lindi kjo ekspozite.

    Ne vitin 2005 studion time e viziton nje grup danez mes te cileve nje galeriste nga Kopenhageni dhe presidentja e fondacionit Valparaiso Beatriz Beket. Fondacioni eshte krijuar ne vitin 1992 dhe ka ngritur nje qender ne Spanje. Kane kaluar aty rreth 1100 artiste nga e gjithe bota. Aty cdo muaj shkojne tete artiste. Muajin qe isha une ishim kater piktore nje nga Rusia Irlanda Meksika une dy shkrimtare nga Barcelona nje fotograf anglez dhe nje kompozitore nga Lisbona. Kishin krijuar kushte shume te mira secili kishte apartamentin dhe studion e vet por te krijuara sipas mendesise daneze. Nuk kishte as televizor as radio as gazeta. Une qe e kerkoj vetmine perfitova nga rasti dhe krijova rreth 120 pune. Ketu jane 30.

  Duket se keni prekur pak nga te gjitha Spanje... Ekspozita ndahet ne 5 lloj grupime nese do ti kategorizojme. Jane vizatimet nga qytete si Barcelona Madridi Malaga dhe Granada vizatimet abstrakte me grafit nje cikel per toreadoret ku jane edhe dy monotipe natyra e qete dhe disa nudo. Keto ishin ato cka me terhoqen me shume nga Spanja. Per here te pare shkova ne nje lufte me dema. Me thene te drejten u tmerrova shume. Vrasja e 6 demave ishte e tmerrshme. Ishin kafshe aq te bukura dhe ndiheshe keq se te gjithe ishin kunder demit. Megjithate simbolika e saj do te ishte fitorja dhe respekti mbi natyren. Spanja eshte nje vend me te cilin kemi shume gjera te ngjashme e mund te marrim shume eksperience cka nuk e bejme fatkeqesisht. Si ne urbanistike ndertime turizem hapesira skulptura te parqeve pemetari... shte nje popull punetor pa fjale qe respekton ligjin e do shume natyren dhe artin. Nuk eshte e rastit qe artistet me te medhenj te shek. XX jane spanjolle si Pikaso Dali Miro edhe Gaudi ne arkitekture. Spanja me ka lene pershtypje te vecante dhe e mbylla edhe nje kuriozitet timin. Kisha vizituar muzete e Pikasos ne Barcelone e Paris dhe doja te vizitoja edhe Malagen ku ai ka lindur ku eshte edhe nje muze. Ne Granade eshte muzeu u Lorkes. Kur isha ne Spac kam vizatuar kopertinen e nje drame te Lorkes. E nxorem nga Nentori dhe e lidha me vete ashtu me ato mjete rrethanore qe kishim dhe mendoj tia coj atij muzeu. Ne Madrid vizitova muzeun Prado qe eshte i nje karakteri klasik dhe muzeun e ri te ngritur ne vitin 2005 Reina Sofia sipas shembullit te Pompiduse.

  Atmosferes se ngrohte spanjolle nuk i mungojne edhe nudot cvend zene ato ne krijimtarine tuaj. Nese lexon ekspertizen e Lidhjes kur jam denuar dhe vendimin e gjyqit atje flitet edhe per nudot. Une kisha nje cikel te tere nudosh mbi modelet qe kishim ne Institut qe u konfiskuan dhe u dogjen. Ideatori ishte Kujtim Buza. Kam shume deshire te pikturoj nudo sepse te jep nje kenaqesi dhe te lejon te shprehesh por te jemi realiste mundesite tona nuk jane. Edhe dy nga nudot e ekspozites i kam pikturuar me mend. Grate spanjolle me terhoqen shume sidomos kur dilnin ne arene pas luftes me dema me veshjet e tyre karakteristike. Nuk kam pasur modele. Ndersa per njeren kam bere nje vizatim ne Paris ne nje fshat ne dimer ne studion e nje piktori ku vinte nje studente dhe pozonte nudo. Po te shohesh veprat e mira qe tashme jane rreth 2000 nuk ka kufij te percaktuar. Me pelqen te bej cdo gje edhe kungujt edhe nudot edhe abstraktet vizatimet e qytetit natyren perdor te gjitha teknikat... Kam nje kenaqesi te madhe te punoj por mundesite i kam pasur te pakta. Nuk me dhane studio kur u dhane te gjitheve. Gjithnje me kane ndjekur me kane djegur burgosur dhe as tani nuk me perkrahin. Mjafton tju them qe nuk me lejojne te ekspozoj ne Galerine e Artit. Jane nje grup personash qe gjithnje mundohet te me pengoje ndoshta shfaqja ime i erreson ata. Ndaj falenderoj pronarin e Didartit Theodhor Dhoska qe me nxiti dhe ma hapi falas ekspoziten. Gjithsesi vazhdoj te punoj me sa mundem edhe nudo edhe pse tashme shume pak e punojne ate. Eshte e veshtire per tu vizatuar eshte tabu apo nuk shijohet nga publiku. Nudoja eshte gjeja me e veshtire.

Edhe nudot e ekspozuara ne galeri jane te realizuara ne akademi ne Rusi Itali Greqi Rumani por jo me vone. Kane qene nudo te realizuara nen drejtimin e pedagogeve. Nuk eshte ceshtja se nuk mund te realizohen nudot sepse te gjithe kane studio por problemi eshte se kane frike dhe i shmangen nudos. Nudoja gjithmone eshte konsideruar si gjeja me perfaqesuese e botes qe do te thote nisur nga format nga linjat e nje nudoje ku perfshihet linjat e maleve fushave pemeve kafsheve. Une shoh qe tek ne as nuk vizatohet dot. Si eshte e mundur ku qendron problemi eshte problemi i shkolles shmangia e realizmit.

Shmangia e detyrimit per te mesuar mire vizatimin per mua eshte gabim. Nese di te vizatosh je perfekt edhe ne abstraksionizem. Dhe fakti qe studentet nuk dine te vizatojne por merren me karrige me gure dhe me xhingla tregon qe shkolla nuk eshte e afte ti mesoje te vizatojne nderkohe qe duhet te bente pikerisht kete gje. Kur dalin nga shkolla ata nuk dine te vizatojne asgje askush nuk di te beje nje pllakate apo nje vizatim humoristik dhe ka mbetur vetem Bujar Kapexhiu ne kete fushe. Kjo tregon se shkolla nuk eshte hic ne terezi. Dhe konceptualja per mua eshte nje kamuflim. Nuk ke sesi te besh konceptualen pa kulture. Sot nuk gjen askend qe te beje nje skulpture ekzakte. Mjaft te marrim shembullin e monumentit te Nene Terezes ne Rinas qe eshte nje llahtar. Ne i mbulojme gjerat gjoja me modernitet. Thate qe ju kane sekuestruar dhe ju kane djegur shume pune pas denimit. Ka shpetuar dot ndonje pjese e veprave te asaj kohe Nje pjese punesh kane shpetuar. Nje pjese ishin te ngaterruara njera mbi tjetren dhe nuk i kane pare ato qe kisha hedhur ne qilar shpetuan nderkohe qe me nje pedagog francez te gjuheve te huaja kisha nisur rreth 35 pune ne Paris perpara se te me arrestonin. Atje ndenjen gjate gjithe kohes qe isha ne burg dhe i kam marre ne vitin 1992. Jane pune interesante te realizuara nga viti 1964 deri ne 74-n. Nderkohe qe kam marre ne Ministrine e Brendshme fotokopjet e fotografive te puneve te mia qe kane bere perpara se ti djegin. Nje sekretare qe punonte ne gjykate Ruko Sako me tha qe i kishte djegur ne kaldaje. Mora fotografite dhe i kam ribere riprodhuar. Keshtu qe kam nje fond prej 100 punesh te asaj kohe. Ndersa punet e realizimit i kam te gjitha pastele portrete te cilat nuk i moren qe shkojne ne rreth 200 pune. U sekuestruan pikturat abstrakte nudot. Djegia e puneve ishte nje procedure qe ndiqej per te gjithe artistet e denuar. Jo kjo ndodhi vetem me mua. Bashkevuajtesve te mi Edison Gjergo dhe Ali Oseku nuk iu dogj asgje. Por kjo ndoshta sepse une levroja artin abstrakt. Kush ka qene ne gjyqin tim e mban mend se si i ekspozuan ato ne sallen e gjyqit. Madje mua me cuan edhe ne spitalin psikiatrik per ekzaminim. Ndersa te tjeret zhvillonin art modern por me tema te socializmit por jo abstrakt sic eshte piktura e Edison Gjergos apo Mbjellja e pemeve te Edi Hiles. Ndryshimi dukej edhe tek denimi. Per agjitacion e propagande ishte 3-10 vjet. Mua me denuan me maksimalen te tjere me me minimalen.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου