Τρίτη 9 Ιουνίου 2015

Communist Albania, III

Aleksander Ndoja,  "U arratisa ne Jugosllavi pas diplomimit’, Koha Jone, 16 Shkurt 2009

U rikthye ne burgun ku kishte vuajtur nje pjese te denimit politik para viteve 90-te, por ajo qe e shqeteson me teper nuk eshte vuajtja ne qeli, por "persekutimi" gjate ketyre viteve kur nuk i njihen 17 vite burg per arratisje gjate regjimit komunist. Martin Dedgjonaj, punon si mjek ne burgun e Shenkollit ne Lezhe, ndersa njihet per nje nga arratisjet me te bujshme ne drejtim te Jugosllavise ne mes te viteve 70-te. Ndersa na rrefen historine e arratisjes, Martini kerkon publikisht edhe demshperblimin per vitet e denimit te padrejte.

"Aty nga viti 1975 vendosa te arratisesha jashte vendit duke rrezikuar shume. Sapo kisha mbaruar shkollen per Infermieri ne Vlore. Por ndersa kalova kufirin u kapa nga ushtaret ish-jugosllave dhe me rikthyen te prangosur", tregon Martini per gazeten "KJ". Megjithese dy vendet tona ishin ne armiqesi te ashper ideologjke dhe nderetnike, ndodhte shpesh qe ato merreshin vesh ne menyre te heshtur apo edhe te fshehte. Pikerisht fale kesaj marreveshje, Dedgjonaj kthehet per te vijuar per 17 vite me radhe kalvarin e gjate ne burgjet me te egra shqiptare si ne Burrel, Bater, Spac, Qafe Bari etj. Burgosja e tij ndodhi pak vite pasi ai kishte mbaruar shkollen e mesme te infermierise ne Vlore. Por edhe pse ka qendruar nje kohe te gjate ne burgjet shqiptare, Martin Dedgjoni prej me shume se 5 vitesh i eshte "rikthyer" serish burgut, por kete here si mjek qe u sherben te burgosurve te burgut te Shenkollit ne Lezhe. "Kushtet as qe mund te krahasohen me kohen kur isha i denuar, por edhe mjekesia eshte prezente ne kete burg dhe per te burgosurit behet cdo gje qe ata te jene te sigurt per sa i perket sherbimit mjekesor dhe luftes ndaj cdo semundje apo epidemie, te cilat gjithnje jane kercenuese ne ambiente te tilla ku jetojne qindra vete", tregon mjeku.

Megjithese jane informuar se kryeministri ka deklaruar nje rritje page prej 25 per qind per te gjithe infermieret, vetem ne burgun e Shenkollit ky vendim nuk eshte aplikuar. "Kur jemi ankuar tek financa, na kane thene se ligji ka mangesi, ndaj eshte kthyer mbrapsht. Kjo na ka revoltuar pa mase, pasi ligji i firmosur nga kryeministri mund te kthehet mbrapsht nga gjykata, apo nga presidenca, por kurrsesi nga nje shef zyre", vijon mjeku.

Po keshtu Dedgjonaj thote se ne kete burg eshte shkelur ligji Nr. 7514, date 30.09.1991, "Per pafajesine, amnistine dhe rehabilitimin e ish te denuarve politike". Ne nenin 5 te ketij ligji thuhet nder te tjera se "U njihet e vlefshme per efekt vjetersie ne pune, koha e vuajtjes me denim heqje lirie dhe internimit si denim plotesues". "Edhe pse nje ligj i tille eshte i hershem dhe efektiv aktualisht, ne pagen qe marr prane Burgut te Shenkollit nuk me njihet kjo pike e nenit", apelon Dedgjoni.


Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου